
Episodi analizon Ligjin nr. 21/2024 për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe ndikimin e tij në turizëm dhe natyrë.
Në këtë episod analizojmë një nga ligjet më të debatuara të viteve të fundit: Ligjin nr. 21/2024 , i cili ndryshon mënyrën se si menaxhohen zonat e mbrojtura në Shqipëri. Çfarë ndryshoi realisht? A hap ligji më shumë hapësirë për zhvillime turistike në parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura? Çfarë nënkuptojnë termat "turizëm i ekselencës", "infrastrukturë mbështetëse" dhe "fleksibilitet i menaxhimit"? Kush mund të propozojë ndryshimin e zonimit të një zone të mbrojtur dhe çfarë do të thotë kjo në praktikë? Duke analizuar ligjin nen për nen, e lidhim atë me debatet që kanë shoqëruar Nartën, Zvërnecin, Pishë Poron, Deltën e Vjosës dhe zona të tjera me vlerë të jashtëzakonshme natyrore. Gjithashtu, krahasojmë qasjen shqiptare me praktikat e vendeve të Bashkimit Europian dhe standardet e mbrojtjes së natyrës. Ky nuk është një episod kundër zhvillimit apo kundër turizmit. Është një përpjekje për të kuptuar se si ndryshimet ligjore mund të ndikojnë në të ardhmen e pasurive natyrore të Shqipërisë dhe pse debatet për ligje të tilla kanë rëndësi shumë përpara se të shfaqen fadromat në terren. Nëse ju intereson e ardhmja e Vjosës, Nartës, Karaburunit, Pishë…
Host: Bleon Hasani
Organizations: Buchi Podcast Shqip
Places: Shqipëri, Nartën, Zvërnecin, Pishë Poron, Deltën e Vjosës, Karaburunit
Explore listener stats, chart rankings, contacts and more on the Buchi Podcast Shqip podcast page.