Shenjat e ndryshimit në maratonën e demokracisë - Buchi Podcast Shqip #215 | Hapsirë Publike

Shenjat e ndryshimit në maratonën e demokracisë - Buchi Podcast Shqip #215 | Hapsirë Publike

August 22, 2026 · 30 min · Episode 215

About this episode

The episode discusses subtle signs of change in Albania's democracy, highlighting institutional, political, and cultural shifts.

Në këtë episod flasim për shenjat e një ndryshimi që shpesh nuk duket menjëherë . Shqipëria mund të mos jetë përballë një transformimi të menjëhershëm, por nën sipërfaqe po shfaqen disa çarje të rëndësishme: në institucione, në politikë, në ekonomi dhe, mbi të gjitha, në kulturën qytetare. Nga SPAK-u dhe dobësimi i perceptimit të pandëshkueshmërisë, te shfaqja e alternativave të reja politike, konsumimi i klientelizmit, ndryshimi i brezave dhe zbehja e fatalizmit se “asgjë nuk bëhet”, episodi analizon proceset e vogla që, të marra së bashku, mund të ndryshojnë ekuilibrat e një sistemi. Në qendër është edhe Revolucioni i Flamingove , jo vetëm si protestë, por si shenjë e një ndryshimi më të thellë: qytetarë që organizohen jashtë strukturave tradicionale, sfidojnë frikën dhe fillojnë të besojnë përsëri se ndryshimi është i mundur. Sepse historia rrallë lëviz nga një moment i vetëm. Shpesh ajo fillon të ndryshojë shumë kohë përpara se rezultatet të bëhen të dukshme.

People in this episode

Host: Bleon Hasani

Topics covered

Mentioned in this episode

Organizations: SPAK-u

Places: Shqipëri

More episodes of Buchi Podcast Shqip

Explore listener stats, chart rankings, contacts and more on the Buchi Podcast Shqip podcast page.